×
  • Sport
  • Sport

    Porto na jep lajmin e shumëpritur për Iker Casillas

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 17:37

    Porto ka lëshuar një deklaratë në faqen e saj zyrtare duke shpjeguar gjendjen shëndetësore të Iker Casillas, i cili është shtruar në spital pasi pësoi një sulm në zemër.


    Mesazhi i klubit është ai që e gjithë bota e sportit po e priste: “Iker është mirë, gjendja e tij është e qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e klubit, përcjell Reporteri.net

    “Iker pësoi një infrakt në zemër, gjatë stërvitjes të së mërkurës në mëngjes i cili është mbajtur në Qendrën e Trajnimit dhe Sporteve në PortoGaia në Olival.

    “Sesioni i stërvitjeve u ndërpre shpejt për ta ndihmuar portjerin e Portos. Ai është duke u trajtuar në spital dhe mund të konfirmojmë që gjendja e tij është e mirë, e qëndrueshme dhe me problemin e zemrës të zgjidhur”, thuhet në deklaratën e klubit portugez./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!