Holanda ka mposhtur Anglinë 3 me 1 pas vazhdimeve për të arritur finalen e Ligës së Kombeve.
Ndeshja e rregullt u mbyll 1 me 1 me golat e Rashfordit e De Ligtit.
Në vazhdime, holandezët arritën të sigurojnë fitoren me dy gola. Fillimisht Kyle Walker realizoi autogol në minutën e 97-të, ndërsa Promes në minutën e 114-të vulosi fitoren e “Tulipanëve”.
Në finale, Holanda takohet me Portugalinë, e Anglia luan për vend të tretë me Zvicrën.