Cristiano Ronaldo rikthehet të veshë fanellën e Portugalisë.
Në moshën 41-vjeçare, ylli portugez është sërish pjesë e kombëtares dhe po përgatitet me grupin për sfidat e Nations League.
Portugalia do të përballet me Uellsin më 24 shtator, në një ndeshje që shënon edhe debutimin e trajnerit Jorge Jesus në stolin e kombëtares.
Një përballje që sjell në kujtesë edhe gjysmëfinalen e Europianit 2016, ku Portugalia fitoi 2-0 ndaj Uellsit dhe siguroi një vend në finale.
Kampionët në fuqi të Nations League e nisin këtë edicion me synimin për të mbrojtur trofeun. Portugalia e ka fituar dy herë kompeticionin, në vitin 2019 dhe në vitin 2025.
Në qendër të vëmendjes, si gjithmonë, është Cristiano Ronaldo.
Në Nations League, kapiteni portugez numëron 18 kontribute për gol në vetëm 20 paraqitje, 15 gola dhe 3 asistime.
Ronaldo ishte gjithashtu protagonist në përballjen e fundit mes Portugalisë dhe Uellsit, dhjetë vite më parë.
Edhe statistikat në shtëpi flasin në favor të Portugalisë. Në dhjetë ndeshjet e fundit, skuadra ka regjistruar 9 fitore dhe vetëm 1 barazim.
Portugalia nis mbrojtjen e trofeut me sfidën ndaj Uellsit, ndërsa më pas do të përballet edhe me Norvegjinë dhe Danimarkën.