×
  • Sport
  • Sport

    Rahoveci barazon serinë finale ndaj Prishtinës

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 19:13

    Klubi i Rahovecit ka arritur t’ia shkaktojë Prishtinës humbjen e parë në sezon në Kosovë duke barazuar rezultatin në serinë finale të “Play-offit” në basketboll.


    “Vreshtarët” fituan 87:84 në një ndeshje të barabartë deri në fund të takimit.

    Mysafirët nisën më mirë ndeshjen, por në periudhën e dytë dhe të tretë Rahoveci arriti të krijonte epërsinë të cilën e mbajti deri në fund për të barazuar në 1 me 1 serinë.

    Fred Richardson te Rahoveci shënoi 25 pikë, ndërsa te Prishtina u dallua Dardan Berisha me 26.

    Ndeshja e ardhshme zhvillohet në mesjavë në kryeqytet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!