Ramiz Lladrovci ka uruar skuadrën e Feronikelit për suksesin e fundit në fitimin e Kupës së Kosovës.


Feronikeli kështu u bë skuadra e dytë më e trofeshme në Kosovë, pas skuadrës së Prishtinës, shkruan Reporteri.net

Lladrovci nëpërmjet një postimi në facebook ka shfrytëzuar rastin për të uruar skuadrën e qytetit ku ai udhëheqë dhe për të bërë shaka.

Reklamë

“Parashikimi im ishte 5 me 0 për neve, por, nuk ka dert… një gol i nderit ishte meritor”, ka shkruar Lladrovci.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:


/Reporteri.net/