×
  • Sport
  • Sport

    Ramos po largohet? Perez ka gjetur zëvendësuesin e tij në Inter

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 16:00

    Sergio Ramos mund t’i thotë lamtumirë Real Madridit këtë verë.


    Siç raportohet nga ‘AS’, kapiteni po mendon largimin pas 14 viteve qëndrim.

    Një numër i madh i mbrojtësve më të mirë të Evropës po përfliten për t’iu bashkuar Real Madridit, për të zëvendësuar Sergio Ramos.

    Pas Matthijs de Ligt dhe Virgil van Dijk, është një tjetër emër që është publikuar në media, si alternativë për mbrojtjen e Real Madrid.

    Bëhet fjalë për mbrojtësin e Inter, Milan Skriniar.

    Skriniar është në mesin e mbrojtësve më të mirë në Serie A, dhe me moshën e re që ka, shihet si një investim afatgjatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!