×
  • Sport
  • Sport

    Rashica: Është dashur të shënoj një gol

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 23:28

    Sulmuesi Milot Rashica thotë se është dashur të shënonte në njërën prej goditjeve që pati në ndeshjen e ndaj Bullgarisë.

    “E di që është dashur ndonjërën ta shënoj, por kështu e ka futbolli. Kemi pasur raste sidomos me mu, por nuk e deshi fati”, ka thënë Rashica, në një paraqitje për televizionin publik.

    “Në pjesën e dytë jemi futur me motiv shumë më të madh, jemi kthyer për të kthyer rezultatin. Kemi pasur shumë raste, por fati nuk e deshi, por besoj se në ndeshjet tjera të mos humbin këto raste që i kemi”, ka thënë Rashica. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!