×
  • Sport
  • Sport

    Rashica ka nevojë për votën tuaj, në garë të ngushtë me Lewnandowskin për këtë çmim

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 11:39

    Milot Rashica për një kohë të shkurtë ka arritur që të arrijë nivelin që të garojë për çmime prestigjioze me lojtar si Robert Lewandowski.


    Ai është duke i prirë garës për lojtarin më të mirë të çerekfinaleve të Kupës së Gjermanise apo siç njihet ndryshe DFB Pokal, shkruan Reporteri.net

    Ylli vushtrrias frymëzoi Werderin drejt kualifikimit për në gjysmëfinale me një supergol që e shënoi ndaj Schalkes.

    Rashica është në garë të ngushtë me Pierre-Michael Lasogga, Robert Lewandowski dhe Marco Richer. Ai është duke i prirë garës për momentin me 45.05 të totalit të votave duke lënë pas kështu yllin e Hamburgut, Lasogga me 44.59 % ndërsa krejt në fund polakun e Bayernit, Robert Lewandowskin me 6.77 % të votave.

    Ju mund ta ndihmoni Rashicën duke votuar në linkun e mëposhtëm. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!