×
  • Sport
  • Sport

    Rashica mposhtë bindshëm Lewandowskin – shpallet më i miri i çerekfinaleve të DFB Pokal

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 16:04

    Milot Rashica ka mposhtur bindshëm yllin e Bayernit të Mynihut, Robert Leëandowskin për çmimin si më i miri i çerekfinaleve të Kupës së Gjermanisë apo siç njihet ndryshe DFB Pokal.


    Superylli i Kombëtares së Kosovës shënoi një supergol ndaj Schlakes dhe ndihmoi ekipin e tij që të plasohet në 4 më të mirat e Gjermanisë, shkruan Reporteri.net

    Miloti fitoi shumicën e votave, duke marrë 55.2 % të totalit dhe la prapa kështu emra të njohur si Pierre-Michel Lasogga të Hamburgut me 35.86 %, Robert Lewandowskin me vetëm 5.97 % dhe futbollistin e Augsburgut Marco Richter me 2.97 %.

    Werderin e Rashicës në gjysmëfinale të DFB Pokal e pret pikërisht ekipi i Lewandowskit, Bayerni i Mynihut./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!