×
  • Sport
  • Sport

    Rashica po ikën nga Werderi, e kërkon gjiganti evropian

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 12:53

    Milot Rashica po shkëlqen me fanellën e Werder Bremenit, derisa për yllin kosovar tani ka shprehur interesim edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich.


    Prestigjiozia britanike “Daily Mirror” ka raportuar sot se Bayern Munich dhe Crystal Palace janë dy klube shumë të interesuar për shërbimet e Milot Rashicsë, transmeton Periskopi.

    Ylli nga Vushtrria po përjeton momente të mrekullueshme me Werderin në Bundesligë ku është shndërruar në lojtarin kyç të skuadrës.

    22 vjeçari ka shënuar 8 gola dhe 3 asiste në Bundelisgë këtë sezon, derisa ai gjithashtu ka realizuar edhe në Kupën e Gjermanisë ndaj Dortmundit dhe Bayernit.

    E goli i shënuar kundër bavarezëve ishte kryevepër pasi Rashica mori topin në mes të fushës dribloi për mrekulli Hummelsin dhe më pas dërgoi topin në rrjetë.

    Si duket paraqitja e mirë e treguar në ndeshjen kundër Bayernit ka bërë që gjiganti gjerman të interesohet për shërbimet e ‘Raketës’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!