×
  • Sport
  • Sport

    Real Madrid po përgatit ofertën për ‘tanken’ e quajtur Kante

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 13:44

    Skuadra e Real Madrid është gati që të lansojë ‘bombën’ e merkatos së verës.


    ‘Los Blancos’ duan që me çdo kusht të përforcojnë repartin e mesfushës, për të cilin përmenden emrat si Christian Eriksen, Paul Pogba, por së fundmi edhe N’Golo Kante.

    Sipas raportimeve të ‘Express’, Real Madrid po përgatisin një ofertë për N’Golo Kante.

    Skuadra e Zidane është në kërkim edhe të Eden Hazard, i cili është shok skuadre me mesfushorin francez tek Chelsea.

    Ish lojtari i Leicester nuk po luan më në pozitën e tij natyrale me Chelsean, që nga ardhja e Maurizio Sarrit dhe ky mund të jetë një favor për madrilenët.

    Kujtojmë se për të njëjtën pozitë Real po e monitoron edhe francezin tjetër, Paul Pogba./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!