Gjiganti spanjoll, Real Madridi thuhet se po konsideron nënshkrimin flas të Mohamed Salah nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës.
Salah është në një kontrate me Liverpoolin, i cili duket se nuk dëshiron të përmbushë kërkesat e tij për rinovim.
Kjo do të thotë se Salah mund të largohet falas nga Liverpooli në verën e vitit 2025 nëse nuk arrihet marrëveshje deri në atë kohë.
Sipas mediumit spanjoll Fichajes, Real Madridi është duke e konsideruar seriozisht nënshkrimin e Salah, pas problemeve të tij me Reds.
Ylli egjiptian është lehtësisht një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij të krahut të djathtë dhe do të bëhet menjëherë titullar në Real Madrid nëse bashkohet me Los Blancos.
Këtë sezon, Salah, 32 vjeç, ka qenë në zjarr të vërtetë, duke ruajtur qëndrueshmërinë e tij dhe duke shënuar 15 gola dhe 12 asistime në 21 ndeshje.
Përveç shifrave marramendëse të golave, Salah është një lojtar që rrallëherë lëndohet dhe kjo do t’i përshtatej maksimalisht Mbretërve. /Telegrafi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.