×
  • Sport
  • Sport

    Reali nuk dëshiron të paguaj 100 milionë për Hazard, por ka një kërkesë të çuditshme për të

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 14:31

    Real Madridi nuk do të paguaj 100 milionë funtet e kërkuara nga skuadra e Chelseas për yllin belg Eden Hazard por në vend të kësaj do të kërkojnë nga vet lojtari që të dorëzojë kërkesën për transferim.


    Klubi mbretëror dëshiron me çdo kusht shërbimet e Hazardit në mënyrë që ta zë boshllëkun që ka lënë legjenda portugeze Cristiano Ronaldo, shkruan Reporteri.net

    Sidoqoftë, Real Madridi janë të vendosur mos të paguajnë shumën që kërkon Chelsea dhe nëse “Blutë” e Londrës nuk e ulin çmimin atëherë ata do të kërkojnë nga Hazard që të shtyjë për transferin.

    Chelsea shpreson që nëse Hazard largohet gjatë verës atëherë do të bindin të riun 18-vjeçar, Callum Hudson-Odoi, që të nënshkruajë kontratë të re./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!