Rinor Jahmurataj ka njoftuar se ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratën me Trepçën ’89, pas një viti si pjesë e klubit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka falënderuar kryetarin, drejtorët dhe trajnerët e klubit për bashkëpunimin gjatë qëndrimit të tij.
Jahmurataj i ka uruar Trepçës ’89 suksese në vazhdim.
“Pas 1 viti në klubin Trepça’89 kemi ardhur në përfundim për ndërpreje të kontratës me marrëveshje të dyanshme. Falenderoj Kryetarin e klubit, Drejtorët e klubit, dhe të gjithë trajnerët me të cilët punuam gjatë kohës sa isha pjesë e klubit. Gjithashtu klubit i uroj shumë suksese në vazhdim”, ka shkruar Jahmurataj në Facebook.