×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfehet ish portjeri i Kombëtares së Kosovës që u largua në SHBA, për të punuar si kamarier

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 11:30

    Ka më shumë se 1 vit që portieri Granit Kolshi është larguar nga Kosova duke e lënë edhe futbollin me të cilin ishte marrë plot 14 vite. Ai tani jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Kolshi ka treguar arsyet pse e kanë shtyrë të largohet nga futbolli kosovar, i cili sipas tij ballafaqohet me probleme nga më të ndryshmet. 28 vjeçari ka fituar cdo trofe të mundshëm në Kosovë dhe ka bërë karrierë me ekipet e mëdha si Feronikeli, Prishtina e Besa. Sa i përket Prishtinës, ai e ka quajtur klub familjarësh që i ka mbetur shumë borxh, ndërsa kritika pati edhe për kryesinë e Besës.

    “Kam luajtur vetëm disa ndeshje te Prishtina dhe kam menduar që është klub shumë serioz por në fakt doli krejt ndryshe. Unë nuk e kam babain në kryesi dhe nuk kam nënshkruar kontratë për të qenë në 11-she të ekipit. Më kanë mbetur shumë borxh, isha shumë i trishtuar nga tretmani. Prishtina ish klub familjarësh dhe vendosa të largohem” deklaroi Kolshi.

    Ai më mirë nuk kaloi as te Besa, kryesinë e të cilës e quajti ‘rrenca’.

    “Ishte një fillim shumë i organizuar, por zgjati vetëm 10 ditë, pastaj e gjitha përfundoi. Të gjitha ishin rrena, dallavere dhe mashtrim. U munduam të bëjmë gjithmonë më të mirën por në klubin Besa pati shumë intriga, kishte banda lojtarësh, ardhacakë dhe vendës. I vetmi lojtar që më ka përkrahur ka qenë Fisnik Papuqi, ai ishte shumë mikpritës. Ishte e vështirë për trajnerin Gani Sejdiu të vendos, ai u mundojke ta mbante balancing por ishte e pamundur dhe u largua. Erdhi një trajner amator që ka qenë një sportiest portier vetëm në një ndeshje miqësore kishte mbrojtë. Ai kishte lidhje me politikën dhe me kryesinë. Nuk dinte se cfarë ishte respekti ishte amator. Vendosa të largohem dhe e pash fundin e futbollit në Kosovë. Prap dua ta cekë që Besa i ka mbetur borxh të gjithë lojtarëve dhe një kryesi rrenca”, u shpreh Kolshi.

    Me Feronikelin, ish portieri i Kombëtares së Kosovës arriti sukseset më të mëdha duke fituar për herë të parë në histori të klubit titullin e kampionit.

    “Në Feronikel kam luajtur për plot 6 vite dhe kam pas një periudhë shumë të mirë por më vonë erdhën disa persona të mbivlerësuar në futbollin kosovar dhe ata filluan ta bartin në shoqëri aksionare dhe të bëjnë shumë presion. Këtë gjë nuk e ka ditur askush vetëm futbollistët. Më vjen keq për tifozët ata nuk din asgjë, ata vetëm vijnë në tribuna dhe dëshirojnë fitore. Cfarë ndodhë brenda klubit nuk mund ta din. Aty kam kaluar një kohë them të drejtën 6 muaj shumë të këqij dhe nga kryesia dhe nga disa lojtarë vendosa të largohem” deklaroi Kolshi.

    Ai pati një mesazh për tifozët dhe dashamirët e futbollit kosovar.

    “Vetëm dua të ju tregoj që tifozët nuk din asgjë dhe ata gjithmonë të fajësojnë për një humbje. Në të vërtetë është për të ardhur keq për arsye se futbollistët nuk kanë çfarë të bëjnë kur s’kan motiv financiar. Ata në një ndeshje mundohen të hyjnë të motivuar por në ndeshjen e dytë jo. Kjo është e gjitha pse vendosa të largohem. Më mungon futbolli, më mungojnë tifozët por kjo është jeta reale dhe futbolli kosovar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!