×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfehet ylli i Liverpoolit: Dhimbja e finales së humbur ndaj Real Madridit, nuk do të harrohet kurrë

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 18:56

    Rruga drejt një triumfi në një finale nuk është gjithmonë e ëmbël dhe Jordan Henderson është ai që e di më së miri.


    Rrugëtimi i Liverpoolit për në “Wanda Metropolitano” ka qenë me shumë batica dhe zbatica, ndërsa Hendersoni është ai që i ka përjetuar të gjitha, shkruan Reporteri.net

    Henderson ka rrëfyer për 12-mujorin e fundit të Liverpoolit, ndërsa ka folur edhe për humbjen e trishtë ndaj Realit të Madridit në finalen e Kievit.

    “Zot…Mbaj mend vërshëllimen e fundit të gjyqtarit ndërsa u shtriva në fushë. Emocioni i menjëhershëm është zhgënjimi, por shpejt bëhet frustrim, zemërim e boshllëk.

    “Ne ishim në lojë dhe krejt papritmas humbëm. Askush nuk mund të ju ndihmoj në ato momente, askush nuk mund të thotë asgjë më shumë për t’i përmirësuar gjërat.

    “Ne jepëm maksimumin për të mbërrirë atje, ndërsa nata kthehet përmbys kur duhet të qëndronim në grup për të parë Real Madridin duke ngritë trofeun.

    “Kjo ishte shumë e rëndë. Shumë, shumë e rëndë. Një pjesë e jotja dëshiron të vrapojë për në zhveshtore, por ju duhet të tregoni respekt për fituesit, pa marrë parasysh se sa dhemb”, ka thënë kapiteni i Liverpoolit.

    Liverpool do ta ketë mundësinë për t’i shpërlarë gabimet e finales së kaluar nëse mposhtin Tottenhamin në finalen e 1 qershorit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!