×
  • Sport
  • Sport

    Sarri flet për largimin e Eden Hazard

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 8:01

    Menaxheri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka thënë se do të respektojë secilin vendim të mesfushorit Eden Hazard, që ai do të marrë rreth rrugës që do të zgjedhë gjatë verës.


    Kontrata e belgut skadon në fund të sezonit dhe interesim të madh për të ka shprehur Real Madrid, shkruan Sky.

    “Nuk di, duhet të pyetet klubi. Problemi është kontrata e re, pasi ai ka hyrë në vitin e fundit dhe për sezonin e ri nuk e di. Tash për tash kjo nuk është aq me rëndësi për mua”, u ka thënë Sarri gazetarëve kur është pyetur për qëndrimin e mundshëm të Hazard.

    “Unë jam i lumtur me Eden sepse ai luan aq mirë, ai lufton në fushë. Dua ta respektoj vendimin e tij”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!