×
  • Sport
  • Sport

    Serbët: Turp i qoftë presidentit të UEFA-s, po lobon për Kosovën

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 11:45

    Mediat serbe e kanë konsideruar si të turpshëm veprimin e fundit të presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin, i cili të mërkurën theksoi se kushdo që nuk e njeh Kosovën si anëtare të plotë të UEFA-s do të përballet me pasoja


    Vendimi i fundit i presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin i ka çartur serbët, shkruan Gazeta Express.

    Kreu i futbollit evropian të mërkurën u shpreh se kushdo që nuk e njeh Kosovën si anëtare me të drejta të plota të UEFA-s do të përballet me pasoja.

    Mediat serbe e kanë kritikuar sllovenin, i cili kërkon që futbollistët, klubet dhe përfaqësueset kosovare të futbollit të mos diskriminohen dhe të konsiderohen të barabartë me të tjerët.

    “Turp i presidentit të UEFA-s. Ceferin lobon për të ashtuquajturën Kosovë. Çfarë thoni ju për këtë”, ka shkruar mediumi serb “espreso.rs”.

    Shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën shtet kanë ditur vazhdimisht t’ju sjellin probleme klubeve kosovare, jo vetëm në futboll, por edhe në sporte të tjera. /Gazeta Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!