×
  • Sport
  • Sport

    Sergio Ramos konfirmon transferimin e Hazard tek Reali me këtë veprim

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 14:10

    Eden Hazard vazhdon të qëndroj në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës, me dashje apo pa dashje.


    Real Madridi është duke kërkuar me ngulm shërbimet e belgut, madje janë të gatshëm të ofrojnë deri në 100 milionë euro, shkruan Reporteri.net

    E zërave për një transferim të mundshëm vetëm sa i ka hedhur benzinë kapiteni i klubit mbretëror, Sergio Ramos.

    Ramos ka filluar ta ndjekë belgun në rrjetin social instagram.

    Është vet Eden Hazard ai që ka pranuar se është ëndërr e tij të luaj nën urdhërat e Zinedine Zidane tek Real Madridi, anipse në deklaratën e fundit kishte thënë se Chelsea meriton të luaj në Ligën e Kampionëve dhe ne do të luajmë vitin e ardhshëm, gjë që lë të kuptohet se megjithatë ai mund të qëndroj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!