×
  • Sport
  • Sport

    Sermaxhaj e publikon listën e Dardaneve për Ligën e Kombeve

    Reporteri
    17 Shkurt 2025 | 15:57

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e Dardaneve që janë përzgjedhur për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

    Dardanet ndeshjen e parë kundër Maqedonisë së Veriut, do ta zhvillojnë në Shtëpinë e Futbollit të FFM-së në Shkup, më 21 shkurt, ndërsa ndeshjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 24 shkurt.

    Kombëtarja e vajzave e Kosovës është pjesë e Ligës C, Grupi C6, së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Letoninë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!