Milot Rashica ka qenë lojtari më i mirë i Werder Bremenit këtë sezon duke kontribuar në 12 gola e plot 6 asiste vetëm në pjesën e dytë të sezonit.


Pasi përfundoi kampionatin në Gjermani, Miloti është kthyer në Kosovë ku po qëndron disa ditë para se të fillojë stërvitjet me Kombëtaren e Kosovës, shkruan Reporteri.net

Reklamë

Edhe pse në pushim, ai nuk e ka ndalur punën e stërmundimshme dhe rutinën e stërvitjeve.

Ai në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ka postuar disa video ku tregon se si po stërvitet dhe si po i motivon të tjerët gjatë seancave të fitnesit.

Milot Rashica njihet si ndër futbollistët me fizikun e këmbëve ekstrem të zhvilluar, krejt kjo falë punës së pandalshme të tij.

Këto video tregojnë se ai jo rastësisht është këtu ku është dhe se suksesi i tij me skuadrën e Werderit nuk ka ardhur pahiri.

Miloti është grumbulluar nga Përzgjedhësi, Bernard Challandes për ndeshjet e ardhshme të Kosovës./Reporteri.net/

Reklamë