Pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, futbollisti nga Kosova Xherdan Shaqiri ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga “Anfield Road”.
Shaqa ka deklaruar se fitimi i Premierligës, është objektivi i tij dhe Liverpoolit për sezonin e ardhshëm, duke konfirmuar kështu se do të qëndroi edhe sezonin tjetër te klubi që drejtohet nga Jurgen Kopp, shkruan Reporteri.net.
Shaqa e nisi mjaftë mirë sezonin e parë te Liverpooli ku ishte vendimtar në disa ndeshje, veçohet ajo ndaj rivalëve të përbetuar Manchester United ku realizoi dy gola, por më pas pas nuk u inkuadra aq shpesh çka ngjalli debat në Angli për prishje të raporteve me trajnerin Klopp.
Por kjo demantohej pasi Liverpooli shënonte ndonjë fitore të rëndësishme në Premierligë ku Shaqa e Klopp festonin së bashku.
Kujtojmë se Shaqiri e ka fituar edhe më parë Ligën e Kampionëve por me Bayern Mynichun. /Reporteri.net/.