Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Irlandës. Ka shënuar Vedat Muriqi, pas plot 83 minutave lojë në “Fadil Vokrri”.

Pas gjuajtjes së Ermal Krasniqit, topi e qëlloi fillimisht travsversalen pas një devijimi. Më pas Muriqi realizoi nga afërsia me kokë.

Irlanda është kundërshtarja e parë e Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Reklamë

Ndeshja e Grupit B3 ka nisur në orën 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Muriqi golin ua ka dedikuar ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që javën e shkuar u dënuan me 81 vjet burgim.

Ai pas golit para shikuesve mbajti fanellën me shkrimin “Drejtësi për çlirimtarët”.