×
  • Sport
  • Sport

    Shikoni si u rrahën lojtarët e dy skuadrave në Brazil

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 21:11

    Në rajonin e Goias, në Brazil, ndeshja gjysmëfinale e kampionatit mes skuadrës vendase Atletico Goianense dhe Vila Nova ka përfunduar mes kaosit, teksa një sherr i madh mes lojtarëve shpërtheu në fushë.


    Vërshëllima e trefishtë kualifikoi për në finale Atletico Goianense me rezultatin 1-0 dhe sulmuesi i tyre Pedro Raul shpërtheu në festë, kjo nuk iu ka pëlqyer lojtarëve të Vila Nova sepse ka provokuar tifozët e tyre, dhe janë sulur menjëherë drejt tij.


    Për të mbrojtur Pedro Raul kanë ndërhyrë shokët e skuadrës dhe të gjithë lojtarët u përfshinë në një sherr masiv që vetëm ndërhyrja e policisë me sprej piperi dhe ujë arriti t’i ndajë.

    Gjithsesi në fund tre lojtarë përfunduan në pranga për sherrin që ndodhi në fushë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!