×
  • Sport
  • Sport

    Shpërthejnë grushtat edhe në Ligën e Francës: Katër lojtarë të përfshirë, trajneri ofron dorëheqjen

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 17:53

    Pas Bayern Munchen, edhe te klubi francez Olypmique Lyon ka plasur rrahja në stërvitje.


    Gjiganti francez nuk po kalon asapak momente të mira këtë sezon.

    Përveç se nuk ishin konkurrent për titull, Lyon e ka humbur edhe pozitën e dytë në tabelë, që mbahet nga Lille, transmeton Periskopi.

    Por situata ka eskaluar edhe më shumë dhe në stërvitjen e ditës së enjte, katër lojtarë të Lyonit janë përfshirë në një përleshje ku kanë shpërndarë grushte mes njëri tjetrit.

    Fillimisht ishte Memphis Depay që u grushtua me mbrojtësin e majtë, Mendy.

    Rrahja pasuese ishte ajo mes kapitenit Nabil Fekir me qendërmbrojtësin brazilian Marcelo.

    E përditshmja franceze L’Equipe mori vesh për skandalin që ndodhin te klubi i Lyon, derisa trajneri Genesio vendosi të mos i aktivizojë asnjërin nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Nantes që Lyon e humbi me rezultat 2-1.

    Genesio ka ofruar dorëheqjen nga klubi dhe këtë do ta bëjë publike nëpërmjet një konference për shtyp.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!