×
  • Sport
  • Sport

    Shpërtheu në të shara pas supergolit, Sadiku tregon me kë e kishte

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 22:42

    Baseli dhe Lugano janë ndarë në një barazim 1-1 por ai që ka shkëlqyer ka qënë Armando Sadiku.

    Pas super golit që i shënoi Baselit të Taulant Xhakës, bomberi i Kombëtares, Armando Sadiku ka shpërthyer në të shara ndaj pankinave.

    “Të q**sha motrën, ropt”, ishin fjalët që duken nga mimika e Sadikut. Por edhe pse një sjellje jo sportive, Sadiku duket se nuk është penduar për ata që tha në fushë. Ai në një intervistë për mediat vendase ka pranuar se ka shpërthyer në të shara por kjo nuk ka qenë drejtuar vetëm një personi por për të gjithë.

    Kur u pyet në lidhje me sharjet gjatë festimit Sadiku është shprehur kështu:

    “Unë kështu jam, në momente të tilla tregoi inatin i shava pak të gjithë në shqip. Shava trajnerin, gazetarët, kur them të gjithë të gjithë”.

    Ndërsa kur u pyet në lidhje me gjendjen e tij fizike sulmuesi i Kombëtares ka thënë:

    “Unë punoj çdo ditë për të rikuperuar nga dëmtimi, tani jam mirë. I pranoj zgjedhjet, kam ardhur këtu për të luajtur dhe mendoj se kam dhënë maksimumin në minutat që më janë dhënë. Jam shumë i lumtur, por jo aq për objektivat që unë kam në karrierën time. Dua të arrij sa më lart, me kaq nuk jam shumë i lumtur Pres më shumë nga vetja”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!