×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria shënon fitore ndaj Andorras

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 22:40

    Shqipëria ka shënuar fitoren e parë në ndeshjet eleminatore për Euro 2020 pasi ka fituar si mysafirë ndaj Andorras.


    Kuqezinjët shënuan  një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë për të marrë tre pikë të mëdha, raporton Reporteri.net.

    Armando Sadiku shënoi për epërsinë e parë në minutën e 21-të. Ndërsa sulmuesi tjetër Bekim Balaj realizoj për 0-2 në minutën e 87-të. Krejt në fund për rezultatin final 0-3 realizoi Abrashi në minutën e 90-të.

    Pas kësaj fitoreje Shqipëria zë vendin e tretë me 3 pikë në Grupin H, kurse e para renditet Franca me 6, po aq pike ka edhe Turqia në vendin e dytë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!