×
  • Sport
  • Sport

    Si e turpëroi Milot Rashica fituesin e Kupës së Botës me Gjermaninë, Mats Hummels

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 15:00

    Mats Hummels nuk është duke përjetuar momentet e tij më të mira në vitet e fundit e veçanërisht këtë sezon, por ylli i Kosovës Milot Rashica mund t’ia ketë dhënë atij shqelmin e fundit të mërkurën.


    Për qendërmbrojtësin e Bayern Munichut, fitues i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 2014, gjërat u përkeqësuan pas Botërorit në Rusi verën që lamë pas, shkruan Gazeta Express.

    Gjermania u eliminua nga Kupa e Botës 2018 në fazën e grupeve pas humbjes tronditëse nga Koreja Jugore, me Hummels dhe Jerome Boateng, partneri i tij në mbrojtje edhe te Bayerni, që u kritikuan për paraqitjet e tyre.

    Si pasojë, Hummbels bashkë me Boateng dhe Thomas Muller u përjashtuan përfundimisht nga ekipit kombëtar në fillim të këtij viti. Trajneri Joachim Low pati thënë se treshja nuk kishte çfarë t’i ofronte më vendit dhe se ai dëshironte gjak të ri.

    Të mërkurën mbrëma në Weserstadion, Hummels, 30-vjeç, u përball me një yll në rritje, një 24-vjeçar nga Vushtrria.

    Bayern Munich siguroi finalen në Kupën e Gjermanisë falë triumfit 3:2, por Hummels nuk mund t’i ikë fajit për të dy golat që i pranoi klubi i tij në këtë ndeshje gjysmëfinale.

    Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, e turpëroi qendërmbrojtësin gjerman dy herë për një minute.

    Hummels dështoi ta ndalë Rashicën në zonën e 16-metershit dhe kosovari ia doli të asistoi te Osako, i cili shënoi golin e parë të Bremenit në këtë takim.

    Më pak se 60 sekonda më vonë, Rashica mori një top në mesin e fushës dhe me një vrapim të shpejtë drithërues e kaloi Hummelsin, duke e lënë të shtrirë për toke në proces, para se të shënonte për 2:2.

    Bayerni mund të ketë fituar në fund falë Robert Lewandowskit që shënoi nga penalltia, por Hummels rrezikon të mos luajë më për Bayern Munich sezonin e ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!