×
  • Sport
  • Sport

    “S’ka asnjë si Messi, do t’i fitojë të gjitha”

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 8:15

    Rivaldo mendon se të gjitha çmimet individuale do të shkojnë për Leo Messin vitin 2019.


    10-shi magjik i Barcelonës, Lionel Messi, ka shkëlqyer të mërkurën mbrëma kundër Liverpoolit në UEFA Champions League, raporton Gazeta Express.

    31-vjecari shënoi 2 gola në fitoren 3-0 të Barçës, për të shkuar në kuotën e 12 finalizimeve në 9 paraqitje këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

    Messi është rrugës së duhur për të fituar “Këpucën e Artë”, pasi përveç në Champions, ka më së shumti gola edhe në top 5 ligat evropiane, 34 finalizime, katër më shumë se ndjekësi më i afërt, Kylian Mbappe.

    Ai ka shënuar 48 gola në 46 paraqitje dhe ka zhvilluar një sezon mbresëlënës që sipas legjendës të Barcelonës, Rivaldo, do t’i shpërblehet argjentinasit me shumë trofe.

    “Unë nuk mendoj se Barcelona do të ketë një tjetër lojtar si Messi në historinë e saj”, u shpreh fillimisht Rivaldo.

    “Është e qartë se është më i miri në botë dhe nuk shikoj asnjë që të mund ta sfidojë për çmimet individuale në këtë sezon. Ndoshta i fiton të gjitha: Topin e Artë, Lojtari Më i Mirë i FIFA-s dhe Lojtari i Vitit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!