×
  • Sport
  • Sport

    Skandal në futbollin e Shqipërisë, tifozët godasin gjyqtarin

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 17:46

    Episodet e dhunës nuk kanë të sosur në kampionatet shqiptare. Me Superioren që nuk zhvilloi asnjë takim, skenën e mori takimi i Kavajës.


    Takimi i Grupit B, i vlefshëm për javën e 23-të të saj, mes Besës dhe Bylisit është ndërprerë në minutën e 80-të, pasi tifozë të shumtë të vendasve nisën të hedhin shishe drejt gjyqtarit anësor.

    Aktualisht rezultati është 0-1 në favor të Bylis dhe nuk dihet se si do të procedohet me këtë duel në të ardhmen, ku pritet një vendim nga Federata Shqiptare e Futbollit.

    Besa-Bylis është një duel direkt për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, teksa para këtij takimi, Bylis numëronte 3 pikë më shumë se Besa e vendit të dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!