×
  • Sport
  • Sport

    Skandaloze: Tifozët e Arsenalit ndalohen nga policia në Baku, zbulohet arsyeja

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 23:58

    Policia në Baku është filmuar duke ndaluar tifozët e Arsenalit të cilët kishin të veshur fanellën e Henrikh Mkhitaryan.


    Arsyetimi i policisë kishte qenë me pretekstin se të ecësh me fanellë të futbollistit armenian rrugëve të Bakus nuk është e sigurtë për ta.

    Armeniani kishte refuzuar të udhëtojë në Azerbaijan për finalen e nesërme të Europaligës për shkak të frikës për sigurinë e tij, shkruan Reporteri.net

    UEFA dhe Federata e Azerbaijanit kishte siguruar Mkhitaryanin se siguria për të ishte e garantuar, sidoqoftë, pamjet kanë dalë ku mbështetësit e ‘Gunners’ janë ndaluar nga policia për shkak të fanellës së armenianit.

    Armenia dhe Azerbaijani kanë probleme ndërmjet vete për shkak të grindjeve të vazhdueshme për territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabak.

    Kujtojmë që sipas tifozëve, UEFA ka dështuar në organizmin e kësaj finaleje, kjo edhe për shkak të udhëtimit për arsye se Azerbaijani është shumë larg Anglisë. As 3000 tifozë nuk do të udhëtojnë në një stadium që ka mbi 60 mijë ulëse./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!