×
  • Sport
  • Sport

    Solskjaer konfirmon largimin e legjendës së Unitedit: “Ai po ikën”

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 16:06

    Antonio Valencia do të largohet nga Manchester United pas një dekade në klub, ka konfirmuar Ole Gunnar Solskjaer.


    Trajneri i Unitedit ka zbuluar se do të kërkoj për një kapiten të ri për sezonin e ardhshëm, duke parë kështu largimin e ekuadorianit, shkruan Reporteri.net

    Valencia ishte transferuar nga Wigani në verën e vitit 2009-të dhe ka shënuar deri më tani 338 paraqitje në këto 10-të vite në “Old Trafford” por ka mbetur jashtë favorit këtë sezon.

    “Ne do të shohim kush është këtu verën e ardhshme dhe unë kam në mendje disa lojtarë që mund ta bartin shiritin e kapitenit”, ka thënë Solskjaer të premtën.

    “Ne kemi pasur Valencian, por ai po largohet, kemi pasur Young, Pogba, de Gea dhe Smalling si kapitenë, kështu që ka lojtarë që mund tëë jenë kapiten në fushë”, tha trajneri norvegjez i Unitedit.

    Kujtojmë që Valencia ka pasur vetëm tetë paraqitje këtë sezon duke parë paraqitjen e tij të fundit kundër Neëcastle United./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!