×
  • Sport
  • Sport

    Solskjaer paralajmëron lojtarët e tij: “City do të luaj lojë të pistë, kjo është arsyeja”

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 17:59

    Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka paralajmëruar lojtarët e tij që të jenë gati për taktikat e pista të Manchester Cityt në derbin e nesërm.


    Manchester United përballet me komshinjtë të mërkurën mbrëma duke kërkuar që t’i ndalin ata në luftën për titull anipse kjo do të thoshte që Liverpooli do ta merrte avantazhin për tu shpallur kampion, shkruan Reporteri.net

    Është folur shumë për futbollin e bukur të Guardiolas më Cityn, por Solskjaer ka ngritur faktin se kampionët aktual janë shumë cinik në rikthimin e topit kur ata humbin posedimin.

    “Ne duhet të jemi gati për presingun e tyre”, shtoi ai. “Ata kanë kualitet me topin kështu që ne duhet të mbrohemi mirë dhe kur ta fitojmë atë (topin) duhet të jemi gati për agresivitetin e tyre”.

    “Ata do të godasin këmbët dhe kyçet e këmbëve. Ata nuk do të na lejojnë të kundërsulmojmë sepse do të bëjnë faule, nuk kam asnjë dushim për këtë”, ka thënë Solskjaer.

    Manchester City është 2 pikë prapa Liverpoolit që gjendet në pozitën e parë, por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Nëse City nuk arrinë ta mposht Unitedin, atëherë titulli i kampionit 99 % do të shkoj në “Anfield”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!