×
  • Sport
  • Sport

    SPAL i shtyen festën Juventusit, i mposhtë ata në një rikthim senzacional

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 16:54

    Skuadra e SPAL ka arritur të shkaktoj befasinë e javës duke e mposhtur skuadrën e Juventusit me rezultat 2-1 dhe kështu t’ia shtyejë festën e titullit të kampionit edhe për së paku një javë tjetër.


    Juventus kaloi e para në epërsi nëpërmjet të riut fantastic, Moise Kean i cili shënoi në minutën e 30-të. Me rezultat 0-1 përfundoi pjesa e parë.

    Me të filluar pjesa e dytë, vendasit arritën ta barazojnë rezultatin nëpërmjet Kevin Bonifazi, i cili shënoi në minutën e 49-të.

    Kur të gjithë menduan se Juve do ta festonte sot titullin e kampionit, kështu nuk mendoi Sergio Floccari i cili shënoi për 2-1 në minutën e 74-të të takimit.

    Juventus nuk arriti që në minutat e mbetura ta barazonte ndeshjen dhe kështu festa e titullit shtyhet për xhiron e ardhshme.

    Kujtojmë që Juventusit i duhet vetëm edhe një pikë që ta siguroj matematikisht titullin e kampionit të Serie A./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!