×
  • Sport
  • Sport

    Sulmuesi i Kosovës zbulon gjithçka rreth së ardhmës së tij

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 14:32

    Sulmuesi kosovar nuk po gjen hapësira të mjaftueshme tek Sheffieldi me trajnerin Steve Bruce, por thotë se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi i Championshipit anglez.


    Nuhiu shënoi dhe asistoi në ndeshjen e fundit dhe me këtë rast ia bëri me dije trajnerit Bruce se meriton më shumë minuta në këmbët e tij tek klubi nga Championshipi anglez.

    Nuhiu e ka nisur vetëm një ndeshja nga minuta e parë me trajnerin Bruce, në triumfin 2:0 ndaj Bolton Wanderers.

    Në tetë ndeshjet tjera të tre muajve të fundit ai është inkuadruar në lojë nga bankina.

    Nuhiu megjithatë është pjesë e planeve të trajnerit të ri.

    “Ai do ta ketë hapësirën e tij në të ardhmen me ne”, është shprehur trajneri Bruce pas ndeshjes në Preston.

    Ai ka zhvilluar rreth 240 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 43 gola.

    “I kam pasur gjashtë trajnerë që kur i jam bashkuar klubit dhe ja ku jam ende këtu”,ka  thënë Nuhiu.

    “Kam qëndruar shumë gjatë këtu dhe faktikisht kjo është shtëpia ime e dytë. Ndihem mirë dhe komod këtu. Nuk më mungon asgjë këtu”, përfundoi sulmuesi shtatgjatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!