×
  • Sport
  • Sport

    Sulmuesi i West Hamit përfshihet në një aksident të rëndë rrugor

    Reporteri
    07 Dhjetor 2024 | 23:50

    Sulmuesi i West Hamit, Michail Antonio është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor.

    Ishte klubi anglez ai që e konfirmoi lajmin për përfshirjen e lojtarit të tyre në aksident.

    “Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klub janë me Michail, familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë”, thuhet në njoftimin e klubit.

    “Michail është me vetëdije, komunikon dhe aktualisht është nën mbikëqyrje të ngushtë në një spital qendror të Londrës. Në këtë kohë të vështirë, i kërkojmë të gjithëve që të respektojnë privatësinë e Michail dhe familjes së tij”, thuhet në deklaratën e përditësuar të së shtunës nga West Ham.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!