×
  • Sport
  • Sport

    Super Muriqi edhe njëherë shpëtimtar i skuadrës, shënon gol në minutat e fundit

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 18:11

    Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Vedat Muriqi, ka arritur t’ia shpëtojë një pikë Rizesporit me një gol në minutat e fundit në ndeshjen kundër Ankaragucu, të cilën kosovari e shënoi nga pika e penalltisë.


    Vedat Muriqi dhe bashkëlojtarët e tij në Rizespor e vizituan sot Ankaragucun në stadiumin “Osmanli Stadi”, për ndeshjen e xhiros së 31-të më Superligën e Turqisë.

    Edhe pse tre pikët do t’i kishin ndihmuar Rizesporit të ngrihet më lart në tabelën e Superligës së Turqisë, trajnerin Okan Buruk e gëzoi goli i Muriqit në minutat e fundit të ndeshjes, pasi që i iki disfatës së dhjetë këtë sezon.

    Deri në minutën e 91-të të ndeshjes, Ankaragucu ishte duke e fituar ndeshjen me rezultat, pas golave të shënuar nga Michal Pazdan (84’) dhe Ilhan Parlak (59’). Golin për mysafirët e shënoi Dario Melnjak (26’).

    Mirëpo, Muriqi u sigurua që ndeshja të mos përfundojë në këtë mënyrë. Në minutën e 90+1’ të ndeshjes, kosovari e shënoi golin që ia siguroi një pikë Rizesporit.

    Vedat Muriqi e kishte gjetur portën edhe një herë tjetër në këtë ndeshje, mirëpo goli ishte anuluar më vonë për shkak të pozitës jashtë loje.

    Ky ishte goli i 14-të i kosovarit në 31 ndeshje të zhvilluara Superligën e Turqisë këtë sezon. Ai i ka asistuar edhe shtatë gola të tjera, i ka krijuar gjashtë raste të mira për bashkëlojtarët e tij dhe është 29 për qind i saktë para portës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!