×
  • Sport
  • Sport

    Talentët vushtrrias në hapat e Rashicës, në prova tek skuadra e njohur evropiane

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 13:57

    Se Vushtrria është ‘djep’ i futbollit të Kosovës, kjo është dëshmuar historikisht.


    Nga ky qytet i lashtë kanë dalur futbollistë të njohur që më vonë kanë shkruar emrat e tyre në historinë e futbollit evropian, shkruan Reporteri.net

    Rasti i fundit është superylli Milot Rashica, i cili është duke shkruar historinë me skuadrën gjermane Werder Bremen, duke thyer rekorde të shënuara prej 30 vitesh.

    Së fundi, dy talentë nga qyteti i ‘Urës së Gurit’, kanë marrur rrugën për në Kroaci, atje ku do të provohen nga skuadra e njohur kroate NK Osijek e cila bën pjesë në garat e Europaligës.

    Leuart Avdyli dhe Milot Avdyli të cilët janë kushërinj ndërmjet vete, janë dy talentë jashtëzakonisht të mëdhenj vetëm 17 vjeçarë, ndërsa falë shkathtësive të tyre kanë qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në grupmoshat U15, U17 dhe së fundi U19.

    Dyshja kanë qenë në prova para 3 muajve në klubin kroat ku kanë qëndruar saktësisht 30 ditë.

    Vetëm 2 muaj më vonë, klubi i Osijek i ka ftuar prap vushtrriasit, por kësaj radhe për një qëndrim më të gjatë në Kroaci. Ata do të qëndrojnë për plot 3 muaj me ç’rast klubi do të ketë mundësi të vendosë nëse do t’i pranojë.

    Kujtojmë që Leuarti dhe Miloti janë pjesë e shkollës së futbollit ‘Kurda’, aty ku e filloi dhe mori hapat e parë në karrierën futbollistike edhe lojtari më i mirë kosovar, Milot Rashica.

    Duke parë që kanë vetëm 17 vite mbi supe dhe janë ftuar nga Përfaqësuesja e U19, kjo gjë lë të kuptohet se dyshja do të jetë një armë e fortë për futbollin kosovar në të ardhmen./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!