×
  • Sport
  • Sport

    Talenti argjentinas në radarët e Juventus, e quajnë ‘Messi’ i ri

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 14:32

    Matias Souli një talent i jashtëzakonshëm argjentinas, ka përfunduar menjëherë në radarët e italianëve të Juventus.


    Souli ka lindur në vitin 2003 dhe aktivizohet në kategorinë e tretë argjentinase me Velez Sarsfield, por së fundi ai i ka thënë jo zgjatjes së kontratës të ofruar nga klubi.

    Në rolin e sulmuesit, 16-vjeçari ka spikatur duke u bërë pjesë edhe e kombëtareve të moshave në Argjentinë. Agjenti i futbollistit ndodhet në Torino për finalizuar operacionin me Juventus që nuk do ta ketë të vështirë garën me Genoa-n për talentin argjentinas, pasi edhe këta të fundit kanë kërkuar më herët shërbimet e futbollistit që së fundmi po cilësohet “Mesi i ri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!