×
  • Sport
  • Sport

    Të gjithë po përkulen para magjisë së Rashicës – madje edhe një ish i Real Madridit

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 12:45

    Milot Rashica është kosovari më në formë për momentin, duke shkëlqyer me skuadrën e tij gjermane, Werder Bremen.


    Ylli vushtrrias ka shënuar plot 10 gola dhe dy asiste në 23 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për skuadrën e Werderit, shkruan Reporteri.net

    Se Milot Rashica është ylli kryesor i skuadrës gjermane, këtë e tregon edhe reagimi i lojtarëve të Werderit në seancat stërvitore.

    Ish-lojtari i Realit të Madridit dhe Dortmundit, Nuri Sahin e ka duartrokitur yllin vushtrrias, duke mbetur i impresionuar me aftësitë e talentit kosovar.

    Se për çfarë arsye ka mbetur i impresionuar ai nga talenti i Kosovës nuk dihet ende, por klubi ka shkruan në twitter disa fjalë:

    “Duhet të kesh bërë diçka fantastike kur një lojtar si Sahin të duartroket”, thuhet në postimin e klubit.

    Kujtojmë që Nuri Sahin ka pasur një karrierë të madhe prej futbollisti duke luajtur në skuadrat më të mëdha europiane si: Dortmund, Real Madrid e Liverpool./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!