×
  • Sport
  • Sport

    Të gjithë tani e njohim Ruizin që i dha nokaute Joshuas, por shikoni se si i rrahte kundërshtarët në të kaluarën |VIDEO

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 13:45

    Andy Ruiz u bë i famshëm edhe në Kosovë sot, pasi shokoi botën duke e mposhtur kampionin britanik, Anthony Joshua.


    Joshua me këtë humbje tani humbë edhe titujt e kategorisë së rëndë në WBO, IBF dhe WBA ‘Super’, shkruan Reporteri.net

    Në anën tjetër, meksikani Ruiz i cili deri para këtij meçi me Joshuan, pak njerëz e njihnin, tani do të gëzojë popullaritet të madh në tërë botën.

    Por për çka njihej Andy Ruiz në karrierën e tij si boksier?

    Ruiz e dëshmoi mbrëmë se ai ka një ndër goditjet më të rënda në historinë e boksit, goditje të ngjajshme me boksierin legjendarë, Mike Tyson.

    Meksikani rrëzoi plotë 4 herë Joshuan, përpara se gjyqtari u detyrua ta ndërprejë ndeshjen për shkak që ai e vlerësoi britanezin si të paaftë për ta vazhduar meçin.

    Joshua nuk ishte viktima e vetme e goditjeve traumatizuese të Ruizit. Përpara tij janë gjunjëzuar edhe shumë boksierë të tjerë nga goditjet fatale të meksikanit ‘trashaluk’.

    Më poshtë iu sjellim një përmbledhje të nokauteve më të mira gjatë karrierës së Andy Ruizit.

    Kujtojmë që Ruiz dhe Joshua në kontratën e para kësaj ndeshjeje, ishin pajtuar që të lenin mundësinë për rimeç, gjë që nënkupton që anglezi mund t’i rikthejë titujt e tij qysh në ndeshjen e ardhshme.

    Ndryshe tani është në dorën e Ruiz për ta pranuar luftën me Joshuan./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!