×
  • Sport
  • Sport

    Të rinjtë e Kombëtares së Kosovës të parët në turneun e UEFA-s

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 17:48

    Të rinjtë e Kombëtares së Kosovës e kanë fituar një turne të organit qeverisës së futbollit evropian, UEFA, në Letoni, duke e lënë prapa nikoqirin e këtij turneu.


    Kombëtarja e Kosovës U17 e ka zënë vendin e parë në turneun zhvillimor të UEFA-s që u mbajt në Letoni, njofton Federata e Futbollit e Kosovës.

    Pas fitores 1:0 kundër Andorrës dhe 4:2 në penallti ndaj Letonisë, të përzgjedhurit e Besnik Kollarit në ndeshjen e fundit e kanë mposhtur San Marinon, me rezultat 2:0.

    Golin e parë për Kosovën e realizoi Yll Tupalla, në minutën e 35-të, derisa rezultatin përfundimtar e vendosi Arbër Bytyqi, me golin e shënuar në minutën e 44-t.

    Kësisoj, Kosova e mbyllur këtë turne në vendin e parë, derisa Letonia u rendit e dyta, Andora e treta dhe San Marino e fundit pa asnjë pikë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!