Përballja mes Lirisë dhe Vushtrrisë, e cila përfundoi me fitoren minimale të miqve 0-1, ka kaluar në plan të dytë për shkak të sjelljes barbare të tifozërisë mysafire.

Përpara fillimit të takimit, teksa grupi i tifozëve të Vushtrrisë po marshonte drejt stadiumit “Përparim Thaçi”, një turmë e konsiderueshme ka sulmuar pa asnjë arsye dy qytetarë të rastit që po kalonin në rrugët e Prizrenit.

Pamjet tregojnë dhjetëra tifozë duke goditur me grushte dhe shkelma kalimtarët, të cilët ishin kalimtarë rasti.

Reklamë