×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët gjerman të dashuruar në Rashicën, i gjithë lokali këndon për yllin e Werderit

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 11:34

    Milot Rashica është njëri nga futbollistët më në formë në Bundesliga.


    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës e ka nisur për mrekulli vitin 2019 duke shënuar gola dhe duke asistuar.

    Falë golave të tij Werder Bremen arriti deri në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, shkruan Telegrafi.

    Rashica është bërë shumë i dashur në Bremen, aq sa tifozët e këtij klubi po këndojnë gjithkah për të.

    Në një video të siguruar nga Telegrafi, shihen disa tifozë të vjetër në një lokal në Bremen duke kënduar për Rashicën.

    Në 28 ndeshje këtë edicion, vushtrriasi ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në kampionat dhe kupë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!