×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët shpërthejnë ndaj Icardit dhe Wandës, për shkak të fotove nudo

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 23:43

    Wanda Nara është e papërmbajtshme në rrjetet sociale, megjithëse tek Interi ndihen gjithnjë e më të bezdisur nga kjo gjë.


    Gjatë ditëve të fundit ajo ka nisur të postojë foto provokuese me burrin e saj Mauro Icardin, njëherazi sulmuesi i Interit.

    Por fotoja e fundit jo vetëm që ka qenë më provokuesja, por duket se u ka sosur durimin edhe fansave që e kritikojnë dyshen argjentinase për mungesë serioziteti dhe për ekzibicion të tepruar.

    “Futjuni pornos, hajde!”… “Çfarë po bëni, film porno?”…, ishin disa nga komentet e shumta në foton që kishte publikuar Wanda Nara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!