×
  • Sport
  • Sport

    Tifozi anglez kurseu 10 mijë paundë për të parë Liverpoolin, diagnostikohet me kancer dhe humb finalen

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 9:48

    Për disa futbolli është thjesht një lojë, por për shumë tifozë anembanë botës është më shumë se aq.


    Historia e Dave Evans një tifozi të çmendur të Liverpool tregon se jeta nuk është gjithmonë e drejtë.

    Ai kishte kursyer 10 mijë paund, ndërsa kishte prenotuar edhe hotelin në Madrid, ku do të shihte edhe finalen e Champions League.

    Për fatin e tij të keq Evans u diagnostikua me kancer dhe do ta ndjekë finalen i shtrirë në krevatin e spitalit.

    Gruaja e tij Liz, u shpreh se së bashku me bashkëshortin udhëtuan drejt Zelandës së re më 19 dhjetor të 2018-ës.

    Ajo shton më tej se Evans nuk mund të operohet dhe po të mos ishte për kimioterapinë, do të kishte ndërruar jetë brenda pak muajsh.

    Ajo u shpreh:

    Ishte një shok masiv, pasi nuk ishte i sëmurë përpara se të prenotonte biletën. Ai zhvilloi teste, skanime dhe bëri disa mjekime përpara se të emigronim, por nuk ndryshoi asgjë.

    Historia e Evans preku jashtë mase shumë njerëz por edhe trajnerin Jurgen Kloop. Ky i fundit i dërgoi një mesazh Evansit.

    Kloop tha:

    E dëgjova historinë dhe është diçka e vështirë për t’u përballuar si për mua edhe për ty. Ti je një luftëtar i jashtëzakonshëm, por gjëja e vetmë që mund të them është se ne të kemi në mendje. Ne jemi me ty.

    Gjithashtu mesazhe mbështetje Evans mori edhe nga James Milner.

    Milner thotë:

    Çkemi Dave doja të dërgoja një video mbështetëse për shkak të suportit që na ke dhënë gjithë sezonin, kështu që doja të të uroja gjithë të mirat. Kam dëgjuar se nuk do të mund të vish në Madrid për fat të keq dhe do të na japësh suportin nga shtëpia. Ne do të bëjmë gjithçka që të përfundojmë punën tonë dhe të fitojmë një trofe. Gjithashtu do të doja të të dërgoja urimet më të mira për ty dhe familjen. /joq

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!