×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport / "Dora e Zotit"

    Topi i famshëm i Maradonës shitet rreth 3 milionë Euro

    Reporteri
    24 Gusht 2026 | 15:27

    Topi me të cilin Diego Maradona shënoi golin e famshëm të “Dorës së Zotit” në Kupën e Botës 1986 është shitur në ankand për 3 milionë Euro, apo mbi 2.5 milionë Pound.

    Maradona e përdori topin në fitoren 2:1 të Argjentinës ndaj Anglisë në çerekfinale, duke shënuar me dorë golin që mbeti një nga momentet më të diskutueshme në historinë e futbollit.

    Në të njëjtën ndeshje, legjenda argjentinase realizoi edhe “Golin e Shekullit”, pasi dribloi disa lojtarë anglezë.

    Topi Adidas Azteca ishte ruajtur për më shumë se tri dekada nga gjyqtari tunizian Ali Bin Nasser, i cili e mori pas përfundimit të ndeshjes.

    Autenticiteti i tij është konfirmuar edhe përmes verifikimeve të pavarura.

    Edhe pse pritej që topi të arrinte rreth 7.3 milionë paund, ai u shit për 2.5 milionë. Në vitin 2022, i njëjti top ishte shitur për rreth 1.74 milionë paund.

    Kjo nuk është hera e parë që një objekt i lidhur me atë ndeshje arrin një vlerë të jashtëzakonshme. Fanella e veshur nga Maradona në atë sfidë u shit në vitin 2022 për 7.1 milionë paund.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!