×
  • Sport
  • Sport

    Torres vazhdon karrierën në Meksikë

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 20:10

    Sulmuesi spanjoll Fernando Torres do të vazhdojë karrierën në Meksikë, pasi muajin e ardhshëm pritet t’i bashkohet ekipit Atletico de San Luis.


    Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja spanjolle “Diario AS”.

    Torres 34-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni u largua nga Atletico Madridi për të kaluar te Sagan Tosu në Japoni.

    Për ekipin japonez, Torres ka tetë paraqitje dhe nuk ka shënuar asnjë gol.

    Ai gjatë verës do ta shkëpus kontratën me ekipin Sagan Tosu për t’iu bashkuar ekipit meksikan.

    Torres me ekipin japonez ka kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm.

    Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe te Milani, Chelsea e Liverpooli. Ka edhe 110 ndeshje me Spanjën ku ka shënuar 38 gola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!