×
  • Sport
  • Sport

    Tottenham – Liverpool, formacionet për finalen e Champions League

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 10:58

    Sonte në mbrëmje do të kurorëzohet kampioni i ri në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, Liga e Kampionëve.


    Në finalen tërësisht angleze, do tw pwrballen Liverpool-Tottenham, që do të luhet në stadiumin “Wanda Metropolitana”, të Madridit.

    Para finales së Champions League, media të shumta kanë publikuar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

    Harry Kane dhe Roberto Firmino, që ishin të lënduar – që të dy janë në 11-she, pavarësisht se Klopp dhe Pochettino nuk deshën të zbulojnë mbrëmë asgjë.

    Liverpooli arriti në finale pasi përmbysi Barcelonës në “Anfield” duke e mposhtur 4-0, pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”.

    Edhe Tottenhami preku finalen me përmbysje. Në ndeshjen e parë në Angli humbi 0-1 nga Ajaxi, për të bërë çmendurinë në Holandë, ku fitoi 2-3 me het-trik të Lucas Mouras, përcjell Express.

    Formacionet e mundshme:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!