×
  • Sport
  • Sport

    Tottenham mposhtet nga Bournemouth, rrezikon ta humb edhe vendin e tretë

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 15:39

    Premierliga Angleze vazhdon ta mbajë primatin e kampionatit më serioz në botë.


    Skuadrat e futbollit anglez nuk kanë aspak mëshirë për rivalët pavarësisht nëse iu nevojiten pikët ose jo.

    Kështu, Bournemouth e ka mposhtur Tottenhamin në minutat shtesë të ndeshjes pa iu nevojitur fare pikët, ndërsa skuadra londineze edhe me një pikë do të bënte hap të madh drejt top 4-shes.

    Ishte Ake ai që në minutën e parë të lojës shtesë arriti të shënoi gol me kokë pas harkimit nga korneri.

    Tottenham ka 70 pikë në tabelë, por në rast se Chelsea fiton, skuadra e Pochetinos e humbë pozitën e tretë tabelare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!